Converse All Stars kanë qenë atletet e preferuara të yjeve që prej vitit 1917. Me siguri dhe ju i keni një palë të tilla, dhe nuk e mbani mend sesa palë mund të keni blerë.

Por pse të gjithë i pëlqejnë Converse All Stars dhe pse kurrë nuk do të dalin nga moda?

Jo shumë lloje atletesh mund të qëndrojnë relevante ndër vite. Tendencat e modës ndryshojnë vazhdimisht, por atletet Converse kanë mbetur po aq të pëlqyera sa në fillim. Marka Converse është ikonike, ndërsa stili i projektimit të tyre është i thjeshtë dhe klasik njëkohësisht.

Ato janë atletet e vetme që ju bëjnë të ndiheni ‘cool’ dhe janë super të rehatshme.

Një tjetër arsye është sepse ato janë atletet më të forta në treg. Mund t’i blini tani dhe mund t’i vishni për vite të tëra.

Gjithashtu Converse janë lehtësisht të kombinueshme. Mund t’i vishni me bluze e pantallona ose me fustan. /dardania.com


Flash Lajme