Gjatë verifikimeve për studimin më të fundit, grimca të ndotjes së ajrit u zbuluan në pjesën fetale të placentës, e kjo sipas shkencëtarëve dëshmon qartë se foshnjat në barkun e nënës janë të ekspozuara direkt ndaj karbonit të zi të prodhuar në trafik.

Ky përbën të parin studim që tregon sesi barriera e placentës mund të depërtohet nga grimca të thithura prej nënës. Është diskutuar prej kohësh lidhja mes ajrit të ndotur dhe numrit të shtuar të aborteve spontane, lindjeve të parakohshme etj.

Dëmtimi i fetusit, sipas drejtuesit të studimit, profesorit Tim Nawrot nga Universiteti “Hasselt” në Belgjikë, mund të ketë pasoja për të gjithë jetën, sepse kjo është periudha kur krijohen të gjitha organet.

Nawrot thotë se është përgjegjësi e qeverive të ulin ndotjen, ndërsa këshillon të gjithë njerëzit të shmangin rrugët me trafik të rënduar.


Flash Lajme