Pas muajsh pritje, përditësimi i softerëve të Apple për iPhone është lancuar më në fund.

Versioni i fundit i sistemit operativ të Apple mund të shkarkohet që nga dita e sotme.

Shkarkimi i tij bëhet nga modelet e fundit të iPhonëve deri të 6s.

Për ta shkarkuar mjafton të shkoni te ‘Settings’, zgjidhni opsionin General’ dhe pastaj shtypni ‘Software Update’.

Për t’u shkarkuar më thjeshtë, dardania.com ju sugjeron ta vendosni telefonin në karkimim dhe ta keni të lidhur me Wi-Fi.

Lancimi i iOS 13 premton një sërë ndryshimesh të rëndësishme. Dardania.com ju sjell disa nga tiparet kryesore të iOS 13 që Apple i ka vënë në dispozicion deri më tani:

Dark Mode

Modaliteti i errët u jep mundësinë përdoruesve të Apple të kenë një sfond të errët i cili thuhet se është potencialisht më i mirë për baterinë.

Swipe to type

Apple ka prezaruar tastierën e re Quickpath, që është e ngjashme me Google’s Gboard.

A new privacy feature

Kompania ka sjellë një veçori të re që ju lejon të regjistroheni në aplikacione të palëve të treta dhe në faqet e internetit duke përdorur Apple ID tuaj. Si pjesë e këtij opsioni, i quajtur Sign in with Apple, mund të zgjidhni që Apple të gjenerojë një adresë e-mail për ju që të regjistroheni në këto shërbime, duke kufizuar kështu sasinë e informacionit personal që duhet të ofroni.

Maps

Apple Maps, nëse e përdorni, do të keni mundësinë  të eksploroni qytetet me 3D. Me Apple Maps do të keni mundësi të njiheni me spote të preferuara dhe të krijoni koleksione të vendeve që dëshironi të vizitoni.

Siri

Siri po merr disa ndryshime. Së shpejti do të jetë në gjendje të lexojë mesazhet tuaja dhe t’ju lejojë të ndani audio nga AirPods-et tuaj.

Arcade Apple

Arcade Apple është një shërbim i ri që kshton 4,99 dollarë, me një katalog me mbi 100 lojrave./dardania.com


Flash Lajme