Pothuajse e gjithë bota ka protestuar ditën e sotme për ndryshimet klimaterike, duke bërë thirrje për politika strikte për ruajtjen e planetit Tokë, që sot më shumë se kurrë është i rrezikuar nga ngrohja Globale.

Greta Thunberg është vetëm 16-vjeçare, dhe ka ngritur botën në këmbë, i ka ndërgjegjësuar, dhe sot emri i saj përmendet në çdo cep të botës, nga gjithëkush.

Por çfarë është ngrohja globale?

Ngrohja Globale apo ndryshimet klimaterike janë parë gjithmonë me frikë nga shkencëtarët por edhe nga mbarë njerëzimi.

Shirat e rrëmbyeshëm, temperaturat e larta, zjarret vdekjeprurës, temperaturat ekstreme, stuhitë, uraganet dhe çdolloj fenomeni natyror, lidhet me ngrohjen globale.

Ngrohja Globale,  është rritja e temperaturave në planeti ne tokës gjatë një periudhe të caktuar. Ngrohja Globale vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu i lëndëve fosile, dhe shpyllëzimet massive.

Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse, shkruan Dritare.net

Ngrohja globale shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dyoksidi i karbonit i cili shkaktohet nga makinat, fabrikat. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon depërtimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Kjo gjë shkakton ngrohje të menjëhershme të tokës duke shkrirë akullnajat ku jetojnë gjallesa si arinjtë polar, pinguinët, fokat etj.

Sipas shkencëtarëve ngrohja globale, pritet që të ketë pasoja katastrofave për botën, dhe disa prej tyre kanë nisur tanimë.

Me shkrirjen e akujve në arktik, niveli i deteve dhe oqeaneve pritet që të rritet.

Qindra kafshë dhe shpendë pritet që të shkojnë drejt zhdukjes pikërisht për shkak të këtij fenomeni,

Parashikohet shkrirja e akujve dhe rritja masive e shkretëtirave, shkruan Dritare.net

1/6 e popullsisë së botës furnizohet me ujë të pijshëm nga shkrirja e bores dhe akujve në zonat malore. Ndryshimet në këto zona do t’a vendosin në situate të vështire këtë popullsi.

Uraganet dhe stuhitë e tjera të ngjashme pritet të bëhen më të forta.

Ndryshimet klimatike do të ndikojnë edhe në bujqësi dhe në prodhimin ushqimor si pasoje e rritjes së nivelit të CO2 në atmosfere, rritjes së temperaturave, zvogëlimi i precipitimit nga shkrirja e borës, si dhe rritja e shpeshtësisë së ngjarjeve ekstreme të motit.

Sektorët më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike janë: burimet ujore, zonat bregdetare, vendbanimet, dhe shëndeti i njerëzve. Ndërsa sektorët ekonomike më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve janë: bujqësia, peshkimi, pyjet, energjetika, ndërtimi, figuracioni jetësor, shërbimet financiare dhe shërbimet turistike e argëtuese./ Isa Myzyraj-Dritare.net


Flash Lajme