Nuk ka shumë rëndësi nëse shkoni në vende luksoze apo jo, një gjë është e sigurt: udhëtimet ju japin një kënaqësi të veçantë. Madje më shumë se sa dita e martesës.

Të paktën kështu thotë një studim i ri. Të gjitha përvojat e udhëtimit ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj.

Sipas studimit ndjesia që të jep udhëtimit, që nga planifikimi i tij, deri te eksperienca e vërtetë, është më pozitive se sa ditët e tjera që konsiderohen si më të rëndësishmet në jetë. Një ndër to, edhe dita e dasmës.

Të anketuarit, për të nxjerrë në pah rezultatet se çfarë rëndësie ka për njerëzit udhëtimi, treguan se, të largohesh nga monotonia, të njohësh  vende dhe kultura të reja, të sjell një lumturi të veçantë.

Një detaj tjetër që treguan njerëzit që u morën në studim, ishte se kënaqësia e tyre më e madhe, është të bësh pazar në ditët e pushimit. Epo, kot nuk qenka ajo shprehja.

Mos u marto, por , mblidh para dhe udhëto!/L.F-dritare.net


Flash Lajme