Thellë brenda një pylli me pisha në Gjermaninë Lindore, një statujë e Leninit ruan një ndërtesë me ngjyrë limoni që i ka strehuar të gjithë, që nga Kaiser Willhelm II, deri te nazistët dhe sovjetikët.

Kompleksi ushtarak i braktisur, i njohur si “Qyteti i ndaluar”, qëndron prapa një porte të rëndë dhe të bllokuar në lagjen e qetë të Wünsdorf. Kjo bazë ka qenë bosh, që nga ushtarët e fundit rusë të 25 vjetëve më parë, që mbetën pas rënies së Perdes së Hekurt.

“Nuk ishte gjithmonë kështu. Kjo bazë dikur ishte shtëpia e rreth 40,000 ushtarëve sovjetikë, dhe njihej me pseudonimin “Moska e Vogël në Gjermaninë Lindore”, -thotë udhëzuesi, Werner Borchert.

Rreth 500,000 trupa sovjetike u vendosën në të gjithë Republikën Demokratike Gjermane, e njohur ndryshe si Gjermania Lindore, gjatë Luftës së Ftohtë, dhe kjo bazë ushtarake e fshehur në pyll ishte selia e tyre.

“Ishte e mbushur me shkolla e dyqane.”,- thotë Borchert, me një cigare që i varet vazhdimisht në buzë.

Raftet e dyqaneve ishin të mbushura me produkte sovjetike, revista sovjetike.

Jeta ishte shumë e kufizuar për ushtarët që jetuan këtu, dy deri në tre vjet. Nuk kishte pushim për ta, as vizita nga të dashurat apo familja. Megjithëse kishte trena të përditshëm që shkonin drejt edhe nga kryeqyteti sovjetik.

Për oficerët e rangut të lartë dhe gratë e fëmijët e tyre, ishte histori ndryshe. Ata u vendosën këtu për 12 vjet dhe shijuan pjesët më luksoze të bazës ushtarake, si pishina dhe teatri i saj fantastik.

Kur personeli i fundit sovjetik u largua në vitet 1990, baza mbeti bosh, me përjashtim të adoleshentëve vendas që e përdorën atë si bar.

Sot pikturat e heronjve komunistë nëpër muret e bazës po hiqen. Bimët kacavjerrëse kanë mbërthyer dritaret  e kalbura dhe myku ka pushuar dhomat, në të cilat dikur merreshin vendimet ushtarake më të rëndësishme për vendin, informon dardania.com

-Baza ushtarake u inaugurua në fund të shekullit të 20-të. Një dhomë me tavan të lartë, sot e rrënuar, dikur ishte një sallë ngrënieje për oficerët e Luftës së Parë Botërore.

Vite më vonë, e njëjta dhomë u shndërrua në një kazino për nazistët. Dhe së fundmi u përdor si një sallë koncertesh për oficerët sovjetikë dhe familjet e tyre.

Ecim përgjatë shtigjeve të kopshtit, të mbushura me barërat e këqija dhe para na del pishina, sot e zbrazur, pa ujë.

Diku tjetër, Bochert hedh dritë mbi një teatër të rrënuar, duke ndriçuar qindra karrige të kuqe, përballë një skene të pluhurosur.

“Këtu, oficerët shihnin  shfaqjet e ‘Bolshoi’, baletin dhe koret që u dërguan nga Moska.”, thotë Borchert, shkruan dardania.com

“Për gjermanët vendas që jetojnë jashtë mureve të bazës, ky ishte një “vend i ndaluar”,- kujton Michaela Schreiber, e cila u rrit në qytetin e Zossen, ku ndodhet baza.

”Vetëm disa qytetarë të zgjedhur të RDGJ-së u lejuan të hyjnë.”,- thotë Schreiber, e cila këtë shtator mbushi 16 vjet si kryetare e qytetit. “Zakonisht lejoheshin vetëm ata që punonin në bazë dhe mbanin me vete lejen. Edhe disa miq, të njerëzve të përzgjedhur dhe ushtrisë ruse mund të hynin. Të tjerët duhet të largoheshin shumë shpejt.”,- vijoi ajo.

Kur Muri i Berlinit u rrëzua në 1989, ushtarët sovjetikë që jetonin në Wünsdorf i shikuan të gjitha në televizion. Trupat e fundit ruse u larguan nga baza ushtarake në 1994-ën. Kryetari i Bashkisë së Zossen në atë kohë, Werner Lesse, kujton që ushtarët u detyruan të largoheshin shpejt.

Pasi u larguan, Werner dhe vendasit e tjerë gjermanë, për herë të parë e panë kazermën misterioze.

“Ne pamë se disa ende kishin drekë në tryezat e tyre.”,-thotë ai. “Ushtarët dhe oficerët rusë me familjet e tyre e dinin se do të duhej të largoheshin, por nuk ishte vendosur një datë, apo orë fikse.”

Sot kjo bazë rikonstruktohet nga kompania e zhvillimit EWZ, me fonde nga pushteti vendor.

Rreth 1,700 apartamente moderne tani janë rikonstruktuar nga kazermat e vjetra të ushtarëve, thotë ish-kryetari i komunës Zossen, Schreiber. 700 njësi të tjera banimi do të rikonstruktohen ose ndërtohen në vitet e ardhshme.

Ndërtesa e madhe ushtarake, e me ngjyrë limoni, është ende në pritje të një blerësi.

Këto ditë, baza ushtarake tërheq 90 vizitorë, çdo të diel. Ata vijnë për të parë “Moskën e vogël” në pyllin gjerman./Përktheu nga CNN për dardania.com: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme