Gratë me klas përdorin disa fraza në përditshmërinë  e tyre, për të marrë atë që duan. Dardania.com jua tregon më poshtë se kush janë ato!

1. “Do të kishte kuptim nëse…”

Gratë e përdorin shpesh këtë frazë, duke shtuar më pas dhe një pjesë tjetër të rëndësishme. Për shembull, nëse shefi juaj ka një takim me klientë të rëndësishëm, ju mund t’i thoni: “Do të kishte kuptim që edhe unë të vija, sepse kam hulumtuar për X gjë dhe sapo kam përfunduar Y projekt”. Kjo do të bëjë që shefi juaj të thotë po.

2. “Duhet të…”

Duke deklaruar në mënyrë të sigurt dhe të drejtpërdrejtë  atë që dëshironi, është një praktikë që shumë gra e përdorin. Ju duhet të vlerësoni mendimet tuaja, nëse doni që ato të merren seriozisht.

3. “Bashkohu me mua për krijimin/realizim/qëllimin e…”

Qeniet njerëzore, në thelb, janë fisnore dhe u pëlqen të përjetojnë ndjenjën e përkatësisë. Duke përdorur këtë frazë, dëgjuesi menjëherë do të thotë po, duke bërë atë që ju dëshironi dhe keni në mendje të bëni.

4. “Unë e di që ju pëlqen të realizoni X gjë”

Njerëzit nuk i bëjnë gjërat për arsyen tuaj, por për arsyen e tyre. Mundohuni të zbuloni se çfarë motivon dëgjuesit tuaj emocionalisht.

5. “Sepse…(e ndjekur nga një arsye bindëse)”

Hulumtimet kanë treguar se përdiorimi i fjalës së thjeshtë “sepse”, mund të rrisë shanset që të marrë atë që dëshironi me 34%./dardania.com


Flash Lajme