Gjyshërit luajnë një rol të rëndësishem në fëmijërinë e shumë njerëzve. Në përgjithësi, njerëzit mezi presin t’i shohin gjyshërit e tyre, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë për ta, madje dhe atë që që prindërit nuk do ta bënin kurrë.

Fëmijët i duan shumë gjyshërit, sepse të gjithë e dimë se ata janë ma pak striktë se prindërit dhe më shumë tolerantë për sjelljet e këqija të fëmijëve.

Ndodh shumë shpesh që prindërit nuk duan që fëmijët e tyre të rriten nga gjyshërit, për faktin se ata i tolerojnë në gjëra që nuk duhet.

Por, duhet prindërit duhet të dinë se përfshirja e gjyshërve në jetën e fëmijëve të tyre, nuk do të thotë se ata nuk do t’u binden juve si nënë dhe baba. E rëndësishme është që prindërit të komunikojnë me fëmijët vlerat dhe normat, të cilat janë shtylla e mirëedukimit.

Prindërit dhe gjyshërit duhet ta shohin njëri-tjetrin si aleatë dhe jo si kundërshtarë. Vetëm në këtë mënyrë fëmija do të përfitojë zhvillim të jashtëzakonshëm.

Gjyshërit janë një burim dashurie i pazëvendësueshëm. Ata ndihmojë fëmijët të kuptojnë se kush janë duke u treguar histori të vjetra familjare. Gjyshërit janë një thesar!/dardania.com


Flash Lajme