Mbretëresha Elizabeth II kishte veshur veshjen ceremoniale ku mbajti fjalimin e saj në Hapjen e Parlamentit. Nga veshja e saj e hollësishme mungonte vetëm kurora mbretërore.

Në vend të saj, ajo mbante një kurorë sa për shenjë, ndërsa ajo e vërteta qëndonte mbi tavolinë.

Zgjedhja ishte një çështje preferenciale e mbretëreshës 93-vjeçare, pasi ajo që kishte vënë ishte shumë më e lehtë sesa kurora reale.

Kurora, e cila ishte porositur për babanë e Mbretëreshës, Xhorxh VI, ka afro 3000 diamante, 17 safirë, 11 gurë smeraldi dhe rreth 270 perla, përveç diamantit të madh, rubinit dhe safirit që zbukurojnë pjesën e pasme dhe të përparme./dardania.com


Flash Lajme