Të shkojnë për të blerë rroba në dyqan dhe të zbulojnë që kanë rroba deri në masën L, ndërkohë që femrat mesatare janë masë XL.

Të gjejnë dyqane të cilët thonë se kanë masa të mëdha por në fakt janë prerje shumë të vogla dhe nuk janë të prera për trupat tanë.

Vendet në avionë shumë të vegjël dhe ferri që gjithmonë ngremë dorezën e karriges padashje me bel. Për të thënë të vërtetën, vendet në avion janë të vegjël për të gjitha masat!

Dhe padyshim shikimet vengër të njerëzve të cilët të gjykojnë dhe të tallin sikur nuk je njeri vetëm pse ke disa kg më tepër?

Të gjesh një pallto e cila të rrin mirë në të gjithë trupin dhe nuk kushton një milion dollarë.

Të blesh rrobebanja dhe gjithmonë të duhet ti blesh të ndara për arsye se të duhen masa të ndryshme për pjesën lart dhe poshtë të trupit.

Të gjesh korse të këndshme, të cilat nuk t’i shtypin organet, shkruan dardania.com

Në përgjithësi, thjesht të kuptosh se çfarë mase je duke qenë se masat më të mëdha janë prerje të ndryshme në firma të ndryshme.

Të tentosh të blesh online dhe të të duhet GJITHMONË të kthesh diçka sepse nuk të bën.

Gjithashtu,je duke blerë online dhe ka opsione për masa të mëdha,por modelja e cila ti tregon është ajo masë S…kështu që nuk do e kesh idenë sesi do të të duket ty veshur.

Të veshësh bluze me kopsa dhe të të rrijë gjithmonë me hapësira tek gjoksi. 

Kur të ofendojnë për shkak të peshës në aplikacione takimesh online.

Kur njerëzit mendojnë se ke probleme shëndeti vetëm pse ke disa kg më shumë. Po sikur t’ju them që unë ushtrohem rregullisht, haj perime dhe ndonjëherë shijoj dhe akulloren time?

Ai momenti kur dikush i fiksuar pas palestrës duhet patjetër të të thotë që ata mund të të ndihmojnë të dobësohesh, informon dardania.com

Të blesh një palë sutjena që të rrinë mirë dhe janë të rehatshme. Jam ende në kërkim.

Të shkosh në dyqane vetëm për masa të mëdha dhe të kuptosh që çmimet janë shumë të shtrenjta për ty. Një bluze medium 19.99 dollarë, një bluzë 2XL 69.99 dollarë.

Të veshësh xhinset pa u munduar minuta të tëra që ti rregullosh siç

Kur më në fund gjen xhinse që të pëlqejnë dhe ato grisen në pjesën e brendshme të kofshëve.

-Të gjesh pantallona të shkurtra të cilat të jenë vërtetë të shkurtra dhe jo në mënyrë absurde të gjata, të cilat të ti mbulojnë mirë të gjitha

-Burrat që të thonë “Je e bukur për masën që kë” në vend që thjesht të të thonë që je e bukur.

-Ose meshkujt që të thonë që sa e bukur do ishe nëse do të dobësoheshe.

-Të merresh me idiotë interneti të cilët kanë gjithmonë një opinion për trupin ose shëndetin tënd. Wow, Bravo, ke shpëtuar jetë sot Jared me komentet e tua !

-Dhe në fund, të ndihesh e pavlerë për shkak të peshës tënde. Kjo është një budallallëk i madh. Je e mrekullueshme./Përshtati: Ada Shehu/dritare.net


Flash Lajme