Ekspertët e gjuhës së trupit, besojnë se mënyra se si një njeri i kryqëzon gishtat tregon shumë për personalitetin. Dardania.com ju sjell më poshtë, cilësitë tuaja, bazuar në mënyrën se si  i mbani duart e kryqëzuara.

Nëse i mbani duart si në këtë mënyrë si në foto, atëherë ju padyshim jeni një njeri shumë praktik. Nuk merrni kurrë vendime të çastit. Dini t’i peshoni mirë gjërat. Keni një cilësi të veçantë, t’i dalloni mirë gënjeshtrat. Vlerësoheni shumë nga miqtë dhe familjarët, që kërkojnë shpesh këshillat tuaja. Fjala ju ka shumë peshë, dhe dini mirë se ku dhe çfarë të thoni.

Nëse i mbani duart kështu, karakterizoheni nga të qenurit perfekt. Jeni detajist, dhe përkushtoheni deri në maksimum për çdo qëllim që keni. Të sinqertë e të ndershëm dhe sidomos për këto tipare vlerësoheni shumë në shoqëri.

Nëse i kryqëzoni duart kështu, gishtin e djathtë mbi të majtin, tipari që ju karakterizon është se jeni një njeri shumë emocional. Çdo vendim e merrni bazuar në ndjenja. Shpesh, kjo ju lëndon, por jeni një njeri që veproni me zemër./L.F-dritare.net


Flash Lajme