1. Ju lutem mos i zgjasni këmbët te sedilja e personit para jush, është e shpifur!
  2. Ti thuash ç’kemi një të huaji që uleni afër në avion është diçka me edukatë dhe miqësore për t’u bërë.
  1. Thjesht mos vazhdoni të flisni papushim nëse personi tjetër nuk është i interesuar!

  1. Nuk është ide e mirë të hiqni këpucët. Nëse jeni në një udhëtim të gjatë, mund t\i hiqni për të ndërruar çorapet. Kjo është OK, sugjeron dardania.com
  2. Nëse keni vendet larg me partnerin tuaj, është OK t’i pyesni njerëzit nëse mund të ndërroni vend. Thjesht respektojini nëse nuk pranojnë, është e drejta e tyre!
  3. Të duartrokasësh kur ndalon avioni…nuk ka shumë sens! Vetëm nëse pilotit i është dashur të bëjë ndonjë manovër të vështirë.
  4. Vendi i mesit i merr të dyja vendet për të pushuar duart. Vendet e tjera kanë opsione të tjera, ndërsa vendi i mesit jo!
  5. Ta shtrish për poshtë vendin tuaj ndonjëherë është shumë djallëzore. Mos e bëj! Të paktën pyete personin mbrapa!

  1. Nëse keni etje, shtypni butonin. Për atë arsye ndodhet aty, këshillon dardania.com

  1. Keni të drejtë ta zgjoni dikë nëse atë e zë gjumi sipër jush.
  2. Njerëzit duhet të hanë! Është OK të merrni ushqim me vete për në avion.

  1. Nuk duhet të rrini afër portës nëse grupin tuaj nuk e kanë thirrur.
  2. Pyesni nëse ka meze të tjera.

  1. Mos e vendosni pallton tuaj në ndarjen sipër kokës.
  2. Kini durim sapo avioni është nisur dhe deri sa avioni të ndalojë duhet të rrini të ulur.
  3. Në asnjë rrethanë mos rrini në këmbë në korridor./Përshtati për dardania.com: Ada Shehu!

Flash Lajme