Leksionet më të mëdha që marrim në jetë nuk i mësojmë në shkollë, por nga vetë jeta. Ndonjëherë ato mund të jenë të ashpra, por na ndihmojnë të manovrojmë kur jemi në telashe dhe të shmangim zhgënjimet e panevojshme.

Ditare.net ka sjellë për ju disa mësime vërtet të ashpra, por që do t’ju bëjnë më të fortë!

1- Të jesh prind nuk është aspak e lehtë! Vështirësi kur e rrit. Kur ai shkon në moshë madhore, e në disa raste s’do t’ia dijë fare për ta. Por zgjedhja më e mirë për ju si prindër do të ishte të ktheheshit në mikun më të mirë të fëmijës suaj.

2- Ndaloni së prituri momentin e duhur! Mund të mos vijë kurrë, ndaj veproni!

3- Të rritesh, dhemb! Do të na mungojnë gjithë jetën ledhatimet teksa prindërit na vinin në gjumë, apo kur na jepnin ushqim. Por një pjesë e jona gjithmonë qëndron fëmijë, ne kurrë nuk rritemi plotësisht.

4- Kur jemi të rinj, ne mendojmë se kemi tërë jetën tonë përpara. Pra, në vend që të bëjmë gjërat që na pëlqejnë, bëjmë ato duhet të bëjmë. Shkojmë në shkollë, mbarojmë kolegjin, krijojmë karrierë, por dhe ndonjëherë harrojmë të jemi të lumtur.

5-  Mos kini frikë nga gabimet. Që nga shkolla jemi mësuar të ndëshkohemi për gabime. Sa herë gabonim, kritikoheshim shumë. Pak e dinë se mësimet më të rëndësishme vijnë nga gabimet. Ndaj mos kini frikë nga ato!

6- Mos prisni t’jua zgjidhin të tjerët problemet, merreni vetë situatën në dorë, këshillon dardania.com

7- Për të pasur sukses duhet të kaloni periudha dhe sfida të vështira! Karakteri i Will Smith te “Ndjekja e lumturisë” është një shembull i mirë i rezistencës së pabesueshme, e cila, në fund, i solli atij lumturinë që e dëshironte aq shumë.

8- Mos kini pritshmëri të mëdha! Sa më të vogla të jenë ato, aq më i vogël do të jetë dhe zhgënjimi nëse dështoni!

9- Për të pasur sukses duhet durim!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme