Sa kanë ndryshuar dasmat e sotme në krahasim me ato të viteve ’50? Në dukje në fakt, shumë pak tradita kanë rezistuar nga ceremonitë e dikurshme. Po kështu edhe shpenzimet kanë ndryshuar.

E dini sa kushtonte mesatarisht një dasmë në vitet ’50?

Me 25 dollarë,  mund të blije një fustan nusërie.

10 dollarë kushtonte seti i fotografisë, por përmbante vetëm katër foto. Tashmë është rritur sasia e tyre njëkohësisht edhe çmimi.

Një natë në hotel   kushtonte deri në 14 dollarë.

14 dollarë buqeta e nuses, së bashku me dy korse dhe lulen dekoruese për kostumin e dhëndrit. Këto ishin shpenzimet kryesore. Ndërsa sot, ato janë 10 fishuar.  Një dasmë mesatare në Las Vegas në 2017, kushtoi 44 mijë dollarë. Në çmim përfshiheshin: ftesa, fustani i nusërisë, lulet torta, muzika, unazat, dhe restoranti.

Edhe në Shqipëri, një dasmë minimalisht shkon 10 mijë euro.

Duke nisur nga fustanet e nusërisë, që për dy ditë me qira variojnë nga 50 mijë lekë deri në 2000 euro. Kameramani dhe fotografi, kushtojnë minimalisht 1000 euro, për setin fotografik, video-klipin dhe ceremoninë.

Për të shpenzuar më pak, shumica e çifteve, zgjedhin DJ në vend të muzikës live. Një grup muzikor mund të kushtojë mijëra euro, ndërsa një DJ varion nga 500 euro.

Kur vjen fjala për parukieret, po kështu çmimet janë rritur së tepërmi. Për t’u bërë një ditë nuse, kushton 200 euro.

Edhe për një look, kaq të thjeshtë sa Meghan, çmimi nuk ndryshon.

Në lidhje me dekorin, agjencitë e dasmave kanë çmime të ndryshme. Nëse është i ngarkuar dhe me lule natyrale, arrin deri në shifra ekstreme. Ato mund të variojnë nga 1000 deri në 10.000 euro.

Kështu nëse keni menduar që së shpejti të martoheni, merrini në konsideratë këto çmime./L.F-dritare.net


Flash Lajme