Keni më shumë se 10 vite bashkë dhe ai, ajo nuk po vendos akoma se ç’të bëjë me lidhjen tuaj? Keni dy mundësi përpara jush : 1. ta çoni në djall (gjë që ne në Living nuk është se ua këshillojmë) ose  2.

të zhbiriloni kokë e këmbë çdo gjë për të, përfshirë këtu edhe shenjën e tij,saj të horoskopit, për të kuptuar se çfarë ka që s’shkon me të.

Marrëdhëniet personale nuk janë kurrë të lehta, e për fat të keq nuk ka rregulla e as formula të gatshme që mund të sigurojnë mbarëvajtjen e një lidhjeje. Megjithatë nëse partneri, partnerja juaj i përket dy shenjave të mëposhtme vështirë se mund të keni një të ardhme të sigurt me ta, pasi nuk e dinë as vetë se ç’duan nga një histori dashurie dhe i tremben një të ardhmeje të përbashkët.

SHIGJETARI: Shigjetari e do lirinë, beson se në botë ka aq shumë vende të paeksploruara dhe njerëz të rinj për t’u takuar, kështu që detyrimet mund ta trembin. Ajo i përmbahet filozofisë “Ne jetojmë vetëm një herë” dhe përpiqemi të përjetojmë të gjitha kënaqësitë që ofron bota.

BRICJAPI: Bricjapët janë tërësisht të pavarur dhe ndjejnë nevojën e fortë për të zgjidhur problemet e tyre, pa ndihmën e dikujt. Për një Bricjap nuk është shumë e vështirë që të qëndrojë në një marrëdhënie të gjatë, është shumë e vështirë për atë që të mbetet përjetësisht i lidhur ndaj partnerit të tij. Ai ka shumë durim, sidomos kur bëhet fjalë për atë që dëshiron, por jo kur bëhet fjalë për një lidhje serioze.


Flash Lajme