Sipas një studimi të kohëve të fundit, burrat australianë jetojnë më gjatë se ata në Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut, me një jetëgjatësi mesatare rreth 74 vjeç.

Dardania.com ka sjellë për ju sekretet e burrave australianë, që i kanë bërë ata më jetëgjatë. Kështu që, merrni fletoren tuaj dhe mbani disa shënime. Këtu janë 5 arsyet pse burrat australianë jetojnë më gjatë.

1- Sepse Australia është një vend i qëndrueshëm. Për një kohë të gjatë, në shtetin australian gjërat kanë shkuar mirë dhe qetë. Në krahasim me vendet evropiane, aty nuk pati luftime të mëdha gjatë dy luftërave botërore.

2- Shumica e australianëve jetojnë afër plazhit. Një klimë e mirë e bën jetën më pak stresuese. Kjo përfshin edhe një mënyrë jetese aktive, njerëzit vrapojnë pranë oqeanit, ngasin biçikletën, shfletojnë, bëjnë joga në plazh, etj.

3- Australianët kanë kuzhinë të shëndetshme. Bollëku i ushqimeve të detit dhe produkteve të freskëta nga fermat,  e kanë kthyer kuzhinën australiane në një nga stilet më të shëndetshme dhe të ekuilibruar të ngrënies në botë.  Në Australi ka shumë restorante që synojnë ndërgjegjësimin e të ngrënit shëndetshëm. Në vend të sandviçëve me gjalpë kikiriku dhe drithërave me qumësht, ata konsumojnë  bukë të thekur me avokado, dhe perime të ndryshme. Edhe vezë, por pak fare e skuqur, shkruan dardania.com

4- Australianët janë të çmendur pas sporteve. Nga rugby, në kriket, futboll, surf, disa australianë thonë se sportet, tashmë janë në gjakun e tyre.

5- Nëse doni të jetoni aq gjatë sa australianët, boll me ankesa, mblidhni veten dhe merrni përgjegjësi në jetën tuaj. Kaq kishim ne!/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme