Patrick Hukins, është vegan  nga Sidnej, dhe ka pësuar traumë psikologjike, pasi pica vetëm me perime që kishte porositur kishte në fakt edhe proshutë.

Ai e kuptoi se diçka nuk shkonte sapo nisi të hante picën e tij.

“Pata një ndjesi të tmerrshme. Kuptova që kisha ngrënë një kafshë. Mosngrënia e kafshëve është bërë pjesë e besimit tim dhe u ndjeva i turpëruar. Gjithashtu, pata një ndjenjë të madhe faji. U shokova”, tha Hukins.

“U ndjeva i tradhtuar sepse më siguruan që ishte picë vegane. Jam vegan prej 4 vitesh tashmë dhe fakti që kam ngrënë një kafshë pa dijeninë time i ka hedhur poshtë të gjitha vlerat e mia”, shtoi australiani i traumatizuar./dardania.com


Flash Lajme