Ora më e shtrenjtë në botë, një Patek Philippe me vlerë prej rreth 25 milionë euro ose 3 miliarde leke te reja, është shitur në Zvicër gjatë një ankandi bamirësie.

“Patek Philippe Grandmaster Chime” mendohej të shitej 2-3 milionë euro, por arriti që të thyente rekordin prej 14 milionë eurosh që mbahej nga një Rolex Daytona, që ishte në pronësi të Paul Neëman.

Kreu i departamentit, të ankandit Christie’s në Gjenevë, Sabine Kegel, tha se: “kjo orë bën pothuajse gjithçka, përveç kafes”.

E gjithë shifra e fituar nga ora më e shtrenjtë në botë do të shkojë për bamirësi./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme