Vendi ynë sapo ka kaluar një tragjedi, me 51 viktima, pas tërmetit të 26 nëntorit.

Shumë familje humbën njerëzit e dashur, të afërm, shokë e shoqe.

Dhimbja është e madhe.

Pas këtij tërmeti shkatërrues, mësuam ta vlerësojmë më shumë jetën tonë. Megjithëse kanë kaluar 9 ditë nga tërmeti, dhimbja është e madhe, plaga ende e hapur dhe frika te qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës po ashtu e madhe.

Dhimbja nuk kalon kollaj, sidomos për ata që humbën të afërmit e tyre.

Por sot dardania.com ka sjellë për ju, disa këshilla që do t’ju ndihmojnë të merrni veten pas një tragjedie.

Urojmë t’ju shërbejnë sado pak!

  • Shmangni 3 gjërat që e bëjnë dhimbjen tuaj më keq!

Procesin e tejkalimit të një tragjedie, e ngadalësojnë 3 gabime: personalizimi, përhapja dhe qëndrueshmëria.

Personalizimi- Nuk ishte aspak faji juaj për këtë tragjedi që ndodhi!

Përhapja-Besimi se një ngjarje do të prekë të gjithë aspektet e jetës suaj, por nuk është kështu!

Dhe qëndrueshmëria– Që ka të bëjë me besimin, se kjo goditje do të zgjasë gjithë jetën. Hiqeni mendjen nga këto tre gjera!

  • Mendoni se çdo gjë mund të kishte shkuar më keq.

Pesimistët thonë: “Gjërat gjithmonë mund të përkeqësohen.” Ata kanë të drejtë. Dhe në kohë tragjedie, ta dish këtë, është gjë e mirë, shkruan dardania.com

Terapia konjitive e sjelljes e quan atë “dekatastrofizuese”. Kjo është një fjalë e zbukuruar për të treguar se nuk është fundi i botës.

  • Kërkoni mbështetje nga miqtë, familjarët tuaj. Besojuni atyre që u rrethojnë!

  • Shkruani për tragjedinë.

Të flasësh për problemet e tua është çliruese, por ama studimet tregojnë se thashethemet janë shkaku i parë i depresionit.  Por të shkruarit është ndryshe. Ju detyron të strukturoni mendimet tuaja. Dhe ju ndihmon të nxirrni ato ndjenja në mënyrë konstruktive dhe nga kjo mund të dalin rezultate të mira./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme