Historia është e mahnitshme. Personalitetet e njerëzve të mëdhenj rrethohen nga lloj-lloj legjendash, aq sa nganjëherë bëhet e vështirë të ndash të vërtetën nga realiteti. Dhe ndërsa disa njerëz ende janë në dyshim nëse mbreti Artur ekziston apo jo, tjerët krijojnë personazhe legjendarë më vete.

Dardania.com ka sjellë për ju, disa personazhe të famshme që nuk kanë ekzistuar kurrë!

Laozi

Filozofi i lashtë kinez Laozi besohet të jetë themeluesi i Taoizmit, por vetë fakti që Laozi ekzistonte është i diskutueshëm. Shkencëtarët mendojnë se disa autorë e përdorën këtë emër, dhe të tjerë mendojnë se Laozi është një term kolektiv për të gjithë filozofët e Kinës antike.

Allegra Coleman

Gazetarja Martha Sherrill krijoi një yll të ri të Hollivudit, të quajtur Allegra Coleman. Në vitin 1996, Allegra u shfaq në kopertinën e Esquire. Artikulli i botuar në revistë ishte për marrëdhëniet midis Allegra dhe aktorit David Schwimmer dhe gjithashtu thoshte se ajo do të shfaqej në një film të ri të Woody Allen dhe se Quentin Tarantino ishte çmendurisht i dashuruar me yllin në rritje, shkruan dardania.com

William Tell

Heroi kombëtar i Zvicrës dhe luftëtari për pavarësinë e vendit të tij, William Tell, ishte i famshëm për faktin se ai shigjetoi me hark një mollë mbi kokën e djalit. Për një kohë të gjatë ai besohej se ishte një njeri i vërtetë, por tani historianët po debatojnë nëse ai ishte apo jo. Me shumë mundësi, është vetëm një personazh kolektiv nga mitologjia dhe legjendat lokale.

Mbreti Arthur

Të gjithë me siguri e dinë historinë e mbretit Arthur dhe kalorësit e tryezës së rrumbullakët. Shumë romane dhe legjenda rrëfejnë tregimet për Arthur dhe kalorësit e tij. Por historianët ende dyshojnë se mbreti Arthur ishte një person i vërtetë.

Kozma Prutkov

Në shekullin XIX, të gjithë anëtarët e fisnikërisë ruse nuk mund të ndalnin së lexuari histori nga Kozma Prutkov. Por e bukura ishte se Kozma Prutkov ishte një emër i trilluar që një grup i tërë autorësh e përdorën për të fshehur emrat e tyre të vërtetë.

Mulan

Shumë njerëz e dinë historinë e vajzës Mulan që luftoi gjatë luftës 12-vjeçare në vend të babait të saj të moshuar. Një krater mbi Venusin e mban emrin e kësaj vajze dhe Kupa Botërore e grave, FIFA madje zgjodhi që Mulan të ishte simboli i saj. Por nëse Hua Mulan kishte një prototip të vërtetë, mbetet ende mister.//dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme