Burgosja e Hysri Peqanit, i njohur edhe si Burdushi, ka trazuar disa emra të njohur, që e vizitonin shpesh në shtëpinë e tij, shkruan “Kosovarja”. Shumë këngëtare të njohura, kërkonin nga Burdushi që tu hapte fatin, ti bënte më të famshme, e madje edhe më të pasura.

Persona të ndryshëm, kanë pikasur emra të mëdhenj të muzikës dhe jo vetëm duke pritur për tu “vizituar” nga Peqani. Burdushi, ka probleme serioze me drejtësinë. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Burdushi, akuzohet se nga data 20.06.2014 deri me 12.08.2014 në Prizren, duke i fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose për ti shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë rast të dëmtuarin, transmeton “Kosovarja”


Flash Lajme