Victoria Falls from the air, Livingstone, Zambia

Për herë të parë në histori, ujëvara Victoria ka mbetur pa ujë.

Ujëvara spektakolare, e cila është e vendosur mes Zambisë dhe Zimbabve është një ndër ujëvarat më të mrekullueshme në botë, ndërsa miliona njerëz e vizitojnë atë çdo vit.

“Vitet e kaluara ka pasur thatësira, por jo si kjo. Kjo është hera jonë e parë që kemi parë diçka të tillë”, tha shitësi i suvenireve Dominic Niambe, raporton Guardian.

A është ngrohja globale shkak për këtë thatësirë?

Shkencërisht ende nuk dihen shkaqet e tharjes së ujëvarës, por shkencëtarët besojnë fort se është pikërisht ngrohja globale shkaktare e kësaj thatësire të madhe./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme