Google, është motori më i  madh i kërkimit me mbi 60.000 kërkime në sekondë. Në fund të vitit, tashmë është bërë traditë të bëhet një rezyme e asaj që lamë pas.

Kështu edhe google, ka bërë një përmbledhje, se çfarë kanë kërkuar më së shumti njerëzit në mbarë botën , në 2019. Fjala e parë më e kërkuar është Disney Plus, (platformë e shpërndarjes së filmave).

Aktori Cameron Boyce, i cili humbi jetën në korrik të këtij viti rezulton të jetë emri i dytë më i kërkuari për 2019.

Në vend të tretë qëndron rreperi  Nipsey Hussle që u nda nga jeta këtë vit.

Hurricane Dorian( Uragani Dorian), zë vendin e katërt në listën e fjalëve më të klikuara. Cikloni vlerësohet si katastrofa më e keq natyrore në histori.

Antonio Broen, Luke Perry, Avengers: Endgame, Game of Thrones , iPhone 11 dhe Jussie Smollet, vijojnë listën e 10 fjalëve të para më të klikuara për vitin që po lëmë pas./L.F-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat