Të jesh mbretëresha e Britanisë së Madhe natyrisht që ka privilegjet e saj dhe këtu përfshihet edhe gastronomia.

Fillon nga buka. Mbretëresha e do bukën pa kore, të bardhë, dhe të prerë në formë fetash tetëkëndore.

Veza është ushqim i preferuar i çdo anglezi, por mbretëresha ha vetëm të verdhën e vezës.

Të gjithë kemi dëgjuar e shumë prej nesh provuar British Breakfast-in e famshëm anglez me vezë e proshutë të skuqur. E pra, mbretëresha e tyre ha në mëngjes vetëm një tas drithërash me qumësht.

Ëmbëlsirat nuk mungojnë në oborrin mbretëror. Elisabeta preferon ato me çokollatë të zezë.

Frutat dhe perimet duhet të jenë rreptësishtë të stinës, ndryshe nuk e kalojnë derën e kuzhinës.

Mbretëresha nuk i prek kurrë ushqimet me dorë. Madje edhe frutat i qëron me thikë e pirun.

Çfarë ndalohet në oborrin mbretëror? Nuk përfshihen në asnjë menu qepët, hudhrat dhe frutat e detit./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat