Një nëndetëse gjermane e Luftës së Parë Botërore ka nisur të shfaqet mbi një plazh në Francën veriore. Historianët thonë se, nëndetësja “UC61” u mbyt nga ekuipazhi i saj, pasi u kap teksa vendoste mina në korrik të vitit 1917.

Nëndetësja filloi të bëhej e dukshme, si pasojë e zbaticës në plazhin “Wissant”, afër Calais (Kalèsë) në dhjetor.

“Ekzaktësisht më 26 korrik 1917, kjo nëndetëse ishte në plazh. Ngeci në rërë dhe, pasi kushtet e motit nuk ishin fort të mira, kishte mjegull, ushtarët që ruanin bregun dëgjuan thjesht një zhurmë dhe u afruan të shikonin. Ata u përballën me ekuipazhin dhe e kuptuan se ishin gjermanë”, tha Vincent Schmitt, guidë turistike.

Nëndetësja mendohet se ishte rreth 49 metra e gjatë, me peshë rreth 540 tonë. Tani, ajo është e dukshme zakonisht gjatë zbaticës dhe shfaqja e saj mund të jetë bërë e mundur për shkak të erozionit që po ndodh në gji./a.meta


Flash Lajme