Interesimi ka qenë i madh për të parë se si duket ky mjet transporti ndërplanetar, por nuk është dhënë asnjë detaj, transmeton Telegrafi.

Madje, ka pasur imazhe të paautorizuara, se si mund të duket.

 Së fundmi, Musk ka shfrytëzuar Twitterin, që të prezantoi një fotografi, ku e tregon raketën e finalizuar, të realizuar në një punëtorinë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Kjo është raketa e parë, që së shpejti do të bëjë testimin e nisjes horizontale, ndërsa konsiderohet të jetë bazë për ndërtimin e raketave të ngjashme, që do të shfrytëzohen për të arritur në planetin e kuq.

Versionet e reja të këtyre raketave, do të jenë më të holla dhe të mprehta, si dhe me majën që do ta ketë një kon shumë më të theksuar.

Deri në përfundimin e kësaj fluturakeje do të shpenzohen deri në pesë miliardë euro, teksa pritet ta zëvendësojë Falcon 9 dhe Falcon Heavy. /Telegrafi/


Flash Lajme