Kishte arritur që të dilte nga shtëpia vetëm, në mes të natës, por nuk arriti që të futej sërish brenda.

Sofia Van Schoick, një vajzë angleze nga New Hampshire, u gjet e pajetë nga prindërit e saj, jashtë derës së shtëpisë, ku kishte qëndruar gjithë natën në temperaturat e acarta.

Vogëlushja vetëm 2 vjeçe, kishte arritur të dilte nga shtëpia me pizhama pa u parë nga askush. Por temperaturat që arritën deri në -8 gradë, rezultuan fatale për të.

“Të gjitha të dhënat hetimore çojnë të mendosh se vajza ka dalë vetëm jashtë natën, teksa prindërit ishin në gjumë”, tha policia, shkruan noa.al.

Një fqinj tha se në orën 04.00 të mëngjesit kishte dëgjuar disa të qara, po nuk e kishte vrarë mendjen, duke mos e menduar se çfarë po ndodhte jashtë. Familja ishte transferuar prej pak kohësh në apartamentin në katin e parë, dhe kishin vënë re se dera hapej lehtësisht, por kishin menduar ta bënin pak më vonë, por kjo neglizhencë u kthye në tragjedi.


Flash Lajme