1. Klubi Bohemian

Klubi bohemian i djemve, është një klub i njerëzve më të pasur në Amerikë, që ndodhet 75 milje në veri të San Franciskos. Njerëzit e pasur e vizitojnë pyllin që ka shumë pemë të kuqe, por në korrik mbetet i mbyllur, për ata që nuk janë anëtarë të klubit.

Shumë njerëz kapen duke bërë foto vjedhurazi, dhe mes këtyre ka qenë edhe Alex Shoumatoff, redaktor i revistës Vanity Fair. Pjesë e këtij klubi ka qenë edhe Henry Kissinger dhe Richard Nixon.

2. Zona 51

Image result for area 51

Zona 51 është zona e Forcave Ajrore, dhe njerëzit në SHBA nuk kanë të drejtë ta vizitojnë. Janë përpjekur shumë herë të futen, por nuk kanë mundur. Tani, njerëzit spekulojnë se aty ka armë, dhe është vend i testimit të avionëve, por në fakt askush nuk e di se cila është e vërteta.

3. Shpella  Lascautx, Francë

Shumë vite më parë njerëzit lejoheshin të vizitonin këtë shpellë, e cila mendohet të jetë  17 mijë vjeçare. Pikturat e shpellës janë sjellë në foto në vitin 1940, dhe është shpella më interesante e njerëzimit. Tani, askush nuk mund ta vizitojë atë vend, për shkak se janë rritur kërpudha.

4. Varri i Qin Shi Huang

Varri ndodhet në Kinë dhe është monumenti  i perandorit të parë të Kinës Qin Shi Huang. Janë rreth 2000 statuja argjile të ushtrisë së mbretit, i cili vdiq në vitin 210 pas Krishtit. Kodra ku ndodhen, është e rrethuar nga një  rrjet i shpellave nëntokësore. Varri duket mjaft mbresëlënës.

5. Banka më e madhe e farës në botë, Svalbard.

Ky vend ndodhet në një ishull norvegjez. Ekzistojnë 930 mijë fara dhe 400 mijë lloje monstra të ndryshme, dhe janë të vendosura në tunele nëntokësore. Qëllimi kryesor i magazinimin të farave, është të mos zhduken speciet gjenetike, të cilat mund të dëmtohen nga i ftohti, apo fatkeqësi të tjera natyrore.

6. Dhoma e nëndheshme e formulave sekrete

Me përmendjen e emrit magjik, duhet të përpiqeni të paktën një herë, të futeni aty. Dhomat e nëndheshme përmbajnë 125 receta të Coca-Colës. Bota e Coca-Colës ndodhet në Georgia, dhe vizitorët mund ta shohin vetëm nga jashtë.

7. Arkivat e sekreteve të Vatikanit

Nëse kthehemi në shekullin e 18-të, do të shohim se ka disa dokumente personale të papëve që ndodhen në arkivat sekrete të Vatikanit. Është një bibliotekë private. Në vitin 2012 ishte 400 vjetori i Arkivave, dhe 100 letra u bënë publike.

8. Arka e Besëlidhjes

Arka e Besëlidhjes ndodhet në një kishë të vogël në Etiopi. Vetëm murgjit që ruajnë kishën, mund të hyjnë brenda kishës, tjetër njeri jo. Shumë njerëz kanë pikëpyetje në lidhje me këtë vend, pasi besojnë se aty ndodhet një arkë e shenjtë, ku mbahen të shtypura në dy pllaka dëshmie 10 urdhëresat e Zotit.

9. Ishulli i gjarpërinjve

Ishulli i gjarpërinjve është i njohur për 4000 lloje gjarpërinj të ndryshëm dhe helmues. Qeveria braziliane e ka ndalur vizitimin e këtij vendi, pasi është shumë i rrezikshëm.

10. Hendeku i pishave

Në Australinë Qendrore ndodhet qendra e përgjimit më e fshehtë, i drejtuar nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA), nga qeveria amerikane dhe australiane. Është qendra e objekteve kritike në mbikëqyrjen e SHBA-ve./dardania.com


Flash Lajme