Ujjawal Vishwakarma, i cili filloi të merret me joga qysh kur ishte 6-vjeç, ka një trup aq fleksibil sa që mos të bashkoj pothuajse çdo gjymtyrë të trupit, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq momentin kur ky djalosh qëndron i shtrirë dhe arrin të ngritet në këmbë pa ndihmën e duarve, ndërsa këto akrobacione i realizon në oborrin e shtëpisë në Uttar Pradesh.

Sikur kjo të mos mjaftonte ai arrin që të shtrihet në barkë dhe këmbët t’i sjell para fytyrës, sikur të mos kishte eshtra në trup dhe me plotë arsye mban epitetin e “djaloshit prej gomës”. /Telegrafi/


Flash Lajme