Në fakt ajo ishte grindur me bashkëshortin që gjithashtu ishte në veturë dhe në shenjë hakmarrje i hedh nga dritarja plotë 1,400 dollarë, të cilat menjëherë vrapojnë për t’i mbledhur në rrugë kalimtarët e rastit, transmeton Telegrafi.

Por, është interesant se e gjitha ndodhi para syve të policisë së trafikut që gjithashtu fillojnë t’i mbledhin paratë nëpër rrugë, kurse pjesën tjetër që e mblodhën qytetarët ua dorëzuan policëve.

E gruaja që ishte grindur me bashkëshortin është kontaktuar nga policia, të cilët ua kthyen paratë që i kishte hedhur nga dritarja e veturës dhe kishte vazhduar rrugëtimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /Telegrafi/


Flash Lajme