Dashi
Nuk është e nevojshme të nxitoni për në punë. Përveçse do të qëndroni pak më gjatë aty, ka gjasa që të përballeni me disa shqetësime në familje. Sa u përket financave, dita do të jetë e mbarë, pasi do të arrini të kaloni disa vështirësi.


Demi
Do të ishte mirë t’i përkushtoheshit vetes suaj. Paraqitini idetë “me shpirt”, duke dhënë më të mirën e mundshme. Rekomandohet të përfshiheni seriozisht në sport. Përpiquni të mos përfshiheni në debat me një prej kolegëve tuaj.
Binjakët
Disa Gaforre do ta kalojnë ditën lehtësisht. Priten arritje në karrierë, biznes dhe dashuri. Megjithatë, shkalla e këtyre arritjeve nuk do të jetë e madhe. Mund të nisni një projekt të ri në kolektiv, rezultati i të cilit do të jetë produktiv.
Gaforrja
Gaforret këshillohen që ta përzgjedhin me kujdes informacionin që do t’ju vijë. Gjërat mund të mos jenë ashtu siç duken. Mos u përpiqni të bëni pis imazhin e dikujt që e konsideroni konkurrent. Do të ishte e udhës të ecnit përpara me sinqeritet.
Luani
Shumë Luanë do të kalojnë momente mjaft të bukura sot. Ka gjasa të merrni një surprizë të këndshme. Nuk rekomandohet të shpenzoni më shumë se buxheti juaj. Mbi të gjitha mos shpenzoni për të blerë artikuj të panevojshëm.
Virgjëresha
Të lindurit e kësaj shenje nuk rekomandohet të ndërmarrin rreziqe. Këtu përfshihet çdo lloj rreziku, duke përmendur edhe një takim të mundshëm. Do të ishte mirë ta kalonit ditën në qetësi dhe të vëzhgoni me kujdes disa dokumente të rëndësishme
Peshorja
Kjo ditë për Peshoret mund të jetë ndër më të lumturat. Ka gjasa që të arrini sukses të madh në marrëdhëniet profesionale. Sa i përket marrëdhënies suaj romantike, do të kaloni momente të paharrueshme.
Akrepi
Do të jetë një ditë me fat, por mos i vështirësoni gjërat duke u treguar skeptik. Besojini intuitës, shmangni ankthin dhe kontaktin me persona që nuk janë besnikë. Në mbrëmje përpiquni të relaksoheni duke bërë joga ose duke dalë në mbrëmje me personat tuaj të dashur.
Shigjetari
Mos humbni energjinë për gjëra të parëndësishme. Duhet të alternoni punën me pushimin. Ka gjasa të arrini një marrëveshje të rëndësishme në biznes. Sa u përket marrëdhënieve personale mund të përballeni me ankth.
Bricjapi
27 shkurti do të jetë një ditë me plot surpriza të këndshme sa u përket marrëdhënieve personale. Përpiquni të konsolidoni suksesin. Bëni kujdes nga njerëzit që iu rrethojnë, pasi dikush që e konsideroni mik mund të jetë xheloz ndaj jush.
Ujori
Shmangni kurajën e tepërt sot. Mos u bëni pjesë e një konflikti dhe mos kritikoni familjarët. Në mbrëmje do të zhvilloni një bisedë shumë të rëndësishme me partnerin/partneren tuaj. Ka gjasa që të ndërmerrni edhe një hap vendimtar.
Peshqit
Ka gjasa që kjo ditë mos të shkojnë ashtu sikurse ju do të dëshironit. Mund të përballeni me probleme në disa çështje biznesi. Mund të shqetësoheni nga indiferenca e partnerit/partneres suaj.


Flash Lajme