Një nënë ka befasuar të gjithë, duke lindur gjashtë fëmijë, në vetëm nëntë minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo nënë ka sfiduar shanset për një gjë të tillë të cilat thonë se mund të ndodhë një herë në 4.7 miliardë raste.

Thelma Chiaka lindi foshnjat mes orës 4.50 dhe 4.59 të premten në një spital në Houston.

Foshnjat peshonin mes 793 gram deri në 1.3 kilogram dhe të gjashtët ishin në gjendje të qëndrueshme ndërsa merrnin kujdes në njësinë e kujdesit intensiv neonatal të spitalit.

Thelma u ka vënë emrin dy vajzave të saj Zina dhe Zuriel. Por, ndoshta jo e çuditshme, ajo ishte shumë e lodhur për tu vënë emrin edhe katër djemve, deri në kohën kur lajmi u publikua në faqen e spitalit në Facebook.

Ndërkohë një foto e publikuar thuhet se tregon Thelman të qeshur me një anëtar të familjes si dhe mjekun. //


Flash Lajme