Edhe pse psikologjia mund të interpretohet si fushë e psikologjisë dhe e psikologëve, nuk do të thotë që edhe ne nuk mund të interpretojmë nëpërmjet sjelljeve dhe veprimeve të njerëzve.

Dardania.com do ju tregojë disa gjëra interesante, që ju më parë s’i keni ditur.

Marrëdhëniet

  • Miqësitë e lidhura rreth moshës 16-18 vjeç, janë ata më të fuqishmet dhe që shpeshherë zgjasin përgjithmonë.
  • Martesa me shokun e ngushtë, eliminon rrezikun nga divorci me 70% dhe ka gjasa të zgjasë një jetë.
  • Mbajtja përdore me dikë zvogëlon shqetësimet dhe ndenji më pak dhimbje.
  • Gratë parapëlqejnë burra me zë të trashë, sepse janë më të vendosur në atë që thonë dhe duken të sigurt.

Burrat dhe gratë

  • Burrat nuk janë më zbavitës sesa gratë. Burrat kanë tendencë të bëjnë më shumë shaka vetëm për faktin se nuk janë shumë zbavitës.
  • Gratë ndjejnë dy herë më shumë dhimbje sesa burrat, pavarësisht faktit që gratë tolerojnë dhimbjet në një nivel më të lartë sesa burrat..
  • Një grua mund të mbajë një sekret për një kohë mesatare prej 47 orësh dhe 15 minutash.
  • Gratë kanë më shumë miq sesa burrat.

Inteligjenca dhe Këshilla

  • Ata njerëz që kanë tendencë për të dhënë më shumë këshilla, përballen me problemet më të mëdha.
  • Njerëzit që kanë ndjenjë të fortë faji dhe ndërgjegje, kuptojnë njerëzit e tjerë më shumë.
  • Njerëzit inteligjentë zakonisht kanë më pak miq sesa një person mesatar.

Lumturia

  • Mesazhet e bukura të dhëna dhe marra, në mëngjes dhe darkë, aktivizon pjesën e trurit përgjegjëse për lumturinë.
  • Nëse bëni gjëra që keni frikë t’i bëni, do jeni më të lumtur. Tingëllon çuditshëm, por është e vërtetë.
  • Nëse përpiqeni t’i bëni të gjithë të lumtur, do përfundoni të vetmuar.
  • Njerëzit e lumtur flenë pak gjumë.
  • Nëse dëgjoni muzikë me volum të lartë, do relaksoheni më shumë dhe do jeni më të lumtur.

Karakteri

  • Mënyra si sillesh me të tjerët tregon karakterin tuaj
  • Emocionet nuk ndikojnë në mënyrën si komunikojmë, por mënyra si komunikojmë ka ndikim në gjendjen tonë emocionale.
  • Njerëzit e turpshëm nuk flasin shumë për veten e tyre, sepse nuk duan që njerëzit të ndjejnë se i njohin shumë mirë.
  • Nëse dy persona po bëjnë një bisedë dhe njëri i mban këmbët sikur dëshiron të largohet, kjo tregon se nuk mund të ketë një marrëveshje.

Njerëzit dhe problemet

  • Nëse një mendim nuk ju shqitet nga mendja gjatë natës, shkruajeni dhe do flini të qetë.
  • Vetmia për një kohë të gjatë, është si të pish 15 cigare në ditë.
  • Nëse një person flet dy gjuhë, mund ta zhvendosë lehtësisht personalitetin e tij nga njëra gjuhë, në tjetrën.
  • Udhëtimet përmirësojnë shëndetin mendor dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe depresionit.
  • Kur njerëzit flasin për gjërat që duan dhe janë të interesuar, duken më tërheqës./dardania.com

Flash Lajme