Një burrë aksidentalisht ka qëlluar veten e tij pasi hodhi armën për të vrarë një buburrec. Sipas policisë, 50 vjeçari nga Detroit i Michiganiut tentoi të vriste insektin mëngjesin e së martës duke e goditur me një këpucë.

Por fshehur në këpucë ishte një armë e cila u shkrep dhe qëlloi në drejtim të tij. Pasi hodhi këpucën në drejtim të insektit, arma ra dhe u shkrep duke e goditur në këmbë.

Autoritetet tregojnë që burri u dërgua në spitalin e zonës dhe është në gjendje jo të rëndë shëndetësore. Nuk dihet ende nëse ai e vrau me sukses buburrecin apo jo.

Kjo nuk është hera e parë që Detroit dëgjon ngjarje të tilla të shkaktuara nga përpjekjet për të vrarë insekte.

Në 2016, një burrë pësoi djegie të rënda pasi u përpoq të digjte buburrecët në shtëpinë e tij. Ai lagu me alkool mobiljet dhe ndezi që cigare që e përdori për të djegur një nga insektet, por përfundoi duke djegur kolltukun dhe veten.

Edhe në 2015 e njëjta ngjarje ndodhi me Sherry Young e cila përfundoi duke vënë në flakë apartamentin dhe drejt spitalin u dërguan plot 5 veta.

Pra, morali i historisë është mos digjni dhe mos vrisni me armë insektet, sepse do jeni ju ata që do përfundoni në spital. /Blitz.al/


Flash Lajme