44-vjeçari, Ian Usher ka punuar në një dyqan tapetesh në Perth të Australisë. Ai kishte një jetë shumë të qetë, derisa gruaja e tij Laura e la për një tjetër pas 12 vjetësh martesë.

Ra në depresion nga divorci dhe kishte probleme serioze me shëndetin. Por ai vendosi të bëjë një lëvizje të dëshpëruar. Nxori në një  ankand online jetën e tij dhe pasurinë vetëm për 1 dollar.

Por një javë më vonë, kjo lëvizje i ndryshoi plotësisht jetën Usherit.

Dardania.com u frymëzua nga historia e këtij burri krijues dhe zbuloi se çfarë e bëri të famshëm dhe disa ide që e ndihmuan të kapërcejë divorcin nga gruaja.

Pas ndarjes nga gruaja, Usheri hapi blogun e tij ku shpjegoi se do t’i vinte të gjitha pronat dhe jetën e tij në eBay vetëm për 1 dollar. Në ankand ishin, shtëpia njëkatëshe, me të gjitha sendet personale, një makinë, një motoçikletë dhe një mjet skish. Ishte i gatshëm që gjithë pasurinë e tij t’ia shiste miqve, të afërmve, madje t’u jepte dhe vendin e punës. Ai do të mbante me vete vetëm pasaportën dhe listën me 100 qëllimet që do ta ndihmonin të harronte divorcin dhe të niste një jetë të re.

Vendimi i pazakontë i Usherit tërhoqi vëmendjen e medieve dhe filloi të jepte intervista për ato australiane dhe botërore. Pas intervistave Usheri shkoi në aeroport, bleu një biletë për vendin më të afërt  dhe për të parë ku do ta çonte jeta e re.

Deri në fund të ditës së parë të ankandit në internet, ofertat ishin 300,000 dollarë dhe të nesërmen në mëngjes, shuma ishte 2.2 milionë dollarë. Por doli se të gjitha ofertat e larta ishin nga përdoruesit e paregjistruar, kështu që Usher vendosi t’i fshinte ato. Në fund të ankandit, jeta e Usherit ishte 399.300 dollarë. Ishte edhe më e lirë se çmimi i tregut i shtëpisë së Usherit. Por jeta kishte një surprizë tjetër të pakëndshme për të.

Siç doli, personi që dha ofertën më të lartë, nuk mund të paguante për të dhe nuk pranoi ta blinte. Pas kësaj, Usher kontaktoi pjesëmarrësit e tjerë të ankandit, të cilët ofruan më pak para, por gjithashtu ndryshuan mendjen për pjesëmarrjen në këtë ankand. Dukej se plani i një njeriu për një jetë të re do të dështonte, por Usheri nuk u ndal. Ai vendosi të shiste shtëpinë e tij me ndihmën e një agjenti të pasurive të patundshme. Ai i  transportoi të gjitha sendet  te miqtë e tij, shiti makinën, mori një kredi dhe vendosi të arrinte 100 qëllimet e tij, në 100 javë, informon dardania.com

Gjatë udhëtimit të tij, Usher u takua me njerëz të mrekullueshëm. Ai arriti të takohej me idhullin e tij Richard Branson, një miliarder britanik që themeloi Virgin Group.

Usheri jo vetëm që realizoi ëndrrat e tij gjatë udhëtimit, por krijoji  edhe një fond që do ta ndihmonte të tërhiqte sa më shumë njerëz në këtë nismë. Shiti fotot e realizuara, i dërgoi të gjitha paratë në Institutin e Kërkimit të Kancerit të Zorrëve dhe Institutit të Shpërnguljes.

Usheri vizitoi çdo kontinent dhe më shumë se 30 vende, dhe ai gjeti njerëz të mirë në çdo vend ku shkoi. Shëtiste i lirë në vendin e tyre, i jepnin ushqim dhe e ndihmuan të realizonte dëshirat e tij.

U hodh nga një urë, u hodh me parashutë, u nis në fluturim me një paraglider, një avion, një helikopter dhe një avion luftarak. Kaloi një natë në një shtëpi të përhumbur, u ngjit mbi një vullkan aktiv dhe ngjiti Malin e Everestit, informon dardania.com

Filloi të hiqte gjëra që kishte nga fëmijëria. Fshiu  një tatuazh dhe e zëvendësoi me një të ri. I vetmi kujtim që kishte Usheri ishte me babanë e tij, që adhuronte t’i bënte lojëra.

Usheri notoi me peshkaqenët, ëndërronte të shihte balenat dhe në Japoni e arriti këtë qëllim.

Në udhëtimet e tij u përpoq të ndihmonte njerëz të tjerë dhe para Krishtlindjeve punoi si vullnetar në një kafene, ku ushqehej falas.

Jo të gjitha dëshirat e tij lidheshin me udhëtimin. Ai donte të mësonte të luante në didgeridoo (një instrument muzikor në Australi). Dhe gjithashtu mësoi të fliste frëngjisht dhe spanjisht.

Gjatë udhëtimeve të tij Ushëri bënte edhe veprime të rrezikshme. U hodh në ujë i veshur si struc, vrapoi me demat etj.

Në Amerikën e Veriut, Ushër takoi Moe dhe dy djemtë e saj. Shumë shpejt, ata u bënë çift dhe Usheri filloi të jetonte me familjen e tij të re në një qytet të vogël kanadez të quajtur Whitehorse./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

Foto 1 nga 23


Flash Lajme