1960 – Lindi piloti i famshëm i Formula 1 Airton Sena (Ayrton Senna), kampion i trefishtë botëror në “Formula 1”, 1988, 1990 dhe 1991. Në Brazil konsiderohej një hero kombëtar dhe vdekja e tij në maj të vitit 1994, në një nga kurbat e Imolas gjatë garës për “Gran Prix San Marino”, është perceptuar si një tragjedi kombëtare.

1685 – Lindi Johann Sebastian Bach, kompozitori qe mbi bazën e veprës së tij është ndërtuar tradita e muzikës gjermane. Bashkëkohësit e vlerësojnë si një organist virtuoz dhe vlera muzikore e punës së tij u zbulua në fillim të shekullit të 19-të, gjatë epokës së romantizmit muzikor, sidomos pas zbulimit që Mendelssohn bëri duke interpretuar kryeveprën e Bach-së “Pasioni i Shën Mateut” (1829). Në opusin e tij të madh kemi “Koncertet Brandenburg” dhe një koleksion të 48 preludes dhe Fugave për piano.

1804 – Hyri në fuqi Kodi i Napoleonit, i të drejtës penale dhe civile franceze, me të cilat Perandori Napoleon I,  asokohe “Konsulli i përjetshëm”, ka reformuar gjyqësorin.

1829 – 6,000 njerëz vdiqën në një tërmet në Spanjë.

1839 – Lindi kompozitori Modest Mussorgsky, një nga anëtarët e grupit të ashtequajtur te kompozitorëve “Pesë të Mëdhenjtë “, përfaqësuesi i shkollës ruse kombëtare të muzikës (opera “Boris Godunov”).


Flash Lajme