Bregdeti i Vlorës është vizituar gjatë ditës së sotme nga një specie e rrallë.
Dëshmitarët e momentit kanë filmuar një fokë, e cila ka qëndruar për disa momente në brigjet tona.

Ashtu siç shihet dhe në videon e publikuar nga “BalkanWeb”, pasi qëndroi për disa minuta në bregdet, më pas foka është larguar.

Ndërsa ky gjitar ka qenë i përhapur në zonat e Mesdheut, në ditët e sotme është thuajse i zhdukur dhe të shikoni një të tillë është diçka e rrallë.

Kujtojmë se në nëntor në brigjet e Durrësit u kap një peshkaqen i gjatë rreth 4 metra.


Flash Lajme