• Flamuri i sotëm i SHBA-ve është krijuar nga Robert Heft, në kuadër të një projekti në shkollën e mesme, për të cilën ai u vlerësua në notën B.
  • Në vitin 2000, Papa Gjon Pali II dha bekimin e tij për Pokemon, duke thënë se kjo lojë nuk ka “asnjë efekt anësor moral të dëmshëm”, dhe bazohet tek “lidhjet e miqësisë intensive”.
  • Downing Street është rezidenca e kryeministrit të Britanisë së Madhe. Në të qëndron  zakonisht një mace, detyra e përditshme e të cilës është të gjuajë minjtë që mund të gjenden në godinë.
  • Në Kinë, shumë paguajnë 700 dollarë, me qëllim për të kryer një operacion për qepjen e cipës së tyre të virgjërisë një natë para dasmës, në mënyrë që burrat të mund të shohin gjak në çarçafë, gjatë natës së tyre të parë.
  • Shkencëtari gjerman, Gerhard Domagk, zhvilloi agjentin antibakterial Prontosil dhe e provoi atë për të kuruar vajzën e tij duke parandaluar amputimin e krahut të saj. Ai fitoi Çmimin Nobel për Mjekësi në vitin 1939.
  • Një numër prostitutash në Majengo,Nairobi të Kenias, kanë shfaqur imunitet ndaj sëmundjes së AIDS-it. Në 30 vitet e fundit, një prostitutë me emrin Agnes ka pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura me rreth 2.000 njerëzit të infektuar, dhe nuk ka treguar ende shenja të sëmundjes.
  • Teknologjia e prodhimit të betonit u krijua për herë të parë në Perandorinë Romake, por u harrua për mbi 1000 vjet.
  • Në vitet 1950, një burrë i bardhë nga Teksasi, i quajtur Xhon Hauard Grifin, iu nënshtrua ndryshimeve fizike, me qëllim që të dukej si një njeri me ngjyrë. Ai udhëtoi për 6 javë në autobuzat e segreguar në jug të SHBA-së. Pas botimit të përvojave të tij mori kërcënime të shumta që e detyruan të shkonte të banonte në Meksikë.
  • Pasi dëgjoi fjalimin e Kenedit për “fundin e dekadës”, një anglez vuri bast 10 paund për një koefiçent 1000/1 “që një njeri do të shkelë në sipërfaqen e hënës, para fillimit të janarit 1970”.  Dhe në fakt fitoi.

D.B/Dritare.net


Flash Lajme