Një parfum i kompanisë që ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe pretendon se ka krijuar parfumin më të shtrenjtë në botë. I quajtur Shamukh , që në shqip përkthehet: “që meriton më të lartën” ai kushton 1,295,000 dollarë për tre litra.

Krijuesit e saj thonë se parfumi është produkt i tre viteve studime dhe 494 parfumeve.

Parfumi vjen në një shishe kristali italian Murano, i cili është i stolisur me një skifter ari,elementë nga kuaj arabë, trëndafila dhe një glob, përmban gjithashtu 3,571 diamante – 38,55 karat në total – perla gjigande, dy kilogramë ari 18 karat dhe mbi pesë kilogramë argjend të pastër.

Krijuesit ‘The Spirit of Dubai’, pjesë e markës luksoze të aromave Nabeel, thonë se kafshët bejeëeled të shishes dhe përbërësit e parfumeve, të tërhequr nga këndet e ndryshme të botës, tregojnë historinë e Dubait, sjell dardania.com.

Megjithatë deri më tani është shishja që ka vendosur dy rekorde të Guinness World: për shumicën e diamanteve të vendosura në një shishe parfumi dhe për shishen më të lartë të parfumeve e kontrolluar automatikisht nëpërmjet nje çertifikatat për të cilat u treguan në CNN./D.B/Dritare.net


Flash Lajme