Izraeli ka nisur anijen e parë hapësinore me financim privat për në Hënë.

Por, projekti ka dështuar, pasi anija e quajtur Beresheet u përpoq të ulet butësisht në Hënë, por pësoi problem teknik gjatë zbritjes së saj në sipërfaqe.

Qëllimi i misionit ishte të merrte fotografi dhe të kryente eksperimente, informon BBC.

“Ne nuk ia dolëm, por patjetër u përpoqëm”, tha iniciatori i projektit, Morris Kahn.

Vetëm agjencitë hapësinore qeveritare nga ish-Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja dhe Kina kanë bërë ulje të suksesshme në Hënë./dardania.com


Flash Lajme