Vila Izvor apo siç e quajnë banorët e zonës “Objekti 99”, dikur ishte një vilë shumë luksoze e ndërtuar në malin e parkut nacional të Plitivcës, Kroaci, larg syrit të banorëve, ndërsa sot është një objekt pothuajse i tëri i shkatërruar i lënë në mëshirë të fatit.

Në kohën kur është ndërtuar vila Izvor ka qenë rezidenca më e shtrenjtë presidenciale. Pas pwrfundimit të Luftës së Dytë Botërore, atë e kishin ndërtuar të burgosurit nga Gradishka, Lepogllava, Mitrovica dhe Goli Otoku.

Emrin kodues e mbante 99 të burgosurit që në vërtetë kishin ndërtuar themelit e këtij objekti. Derisa ishte në funksion të shtetit, atë e kishin vizituar politikanë, miq dhe mysafirë elitar që shoqëroheshin dhe takoheshin me Titon.

Brenda sallave gjigante zhvilloheshin takime të fshehta, kurse pas situatave serioze vazhdonin ndejën me uiski dhe cigare. Aty kishte edhe tavolina të bilardos dhe kinema private.

Të gjithë ata që planifikonin të kalonin net të tëra brenda vilës akomodoheshin në dhoma luksoze, ndërsa pak kush e ka ditur se ekziston tuneli nëntokësor 80 metra i gjatë që kishte një dalje të fshehtë.


Flash Lajme