Julian Assange, themeluesi i WiliLeaks, u arrestua para disa ditës në ambasadën e Ekuadorit, në Lodër.

Por, sa ka kushtuar qëndrimi i tij në ambasadë ekuadoriane? Disa dokumente kanë treguar kostot marramendëse të azilit të Assange.

Pas një kërkese të Partisë Laburiste në mars të vitit 2018, Policia Metropolitane u përgjigj se mbikëqyrja ka zgjatur deri në tetor të vitit 2015 dhe ka pasur një kosto prej 15.3 milionë eurosh. Kështu, shpenzimet mesatare kanë qenë më shumë se 12 mijë euro në ditë. Koha totale e azilit të Assange, pra 2487 ditë do të kishin një kosto deri në 34.7 milionë euro.

Por edhe për ambasadën e Ekuadorit, qëndrimi i Assange ka qenë shumë i shtrejtë.

Për pesë vitet e para, kostot e shërbimit sekret kanë kapur një total prej 4.4 milionë euro.

Kjo shumë është përdorur për të paguar një kompani ndërkombëtare të sigurisë, por edhe agjentë të fshehtë për mbrojtjen dhe vëzhgimin e Assange. Jo vetëm kaq, por Assange priste vizita të nivelit të lartë: Nigel Farage, anëtarë të grupeve nacionaliste europiane, njerëz me lidhje të Kremlinit, hakera, aktivistë, gazetarë.

Dokumentet tregojnë se kostoja mesatare mujore ishte 66 mijë dollarë. Shpenzimet e vitit të parë ishin 972 mijë dollarë, madje edhe diçka më shumë./E.B/dritare.net


Flash Lajme