E keni vënë re dhe ju, që sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë shtohen pasojat prej alergjive? Lajmi i keq është se intensifikimin e pasojave të alergjive mjedisore e shkakton ndryshimi i klimës globale.

Rreth 20 milionë amerikanë teshtijnë për shkak të polenit dhe pluhurit, sipas qendrës në SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Numri i personave me alergji është rritur, tregon hulumtimi i kësaj qendre. Një në dhjetë amerikanë vuanin nga alergjitë mjedisore në vitin 1970 dhe 3 në 10 në vitin 2000. Astma, e cila mund të keqësohet nga ekspozimi ndaj polenit, është bërë edhe më e zakonshme, me norma më të larta në mesin e fëmijëve, familjeve me të ardhura të ulëta dhe afrikano-amerikanëve .

Ekspertët mendojnë se ndryshimet klimatike ndajnë një pjesë të fajit për këtë. Temperaturat e ngrohta rrisin nivelin e polenit në ajër, ndaj me shtimin e ngrohej globale, do shtohen dhe pasojat e alergjive. Ky është vërtetë lajm i keq për ato që vuajnë rregullisht nga alergjitë!/D.B/Dritare.net


Flash Lajme