Ky mund të jetë personi më me fat në botë pasi edhe pas asaj që i ndodhi arriti që të shpëtojë për mrekulli.

Bëhet fjalë për një ngjarje në Indi ku 21-vjeçarit iu ngul një shufër hekuri në kokë, e cila i përshkoi kafkën tej për tej.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe më pas u transferua në një shtet tjetër të Indisë për opërim më të specializuar.

“Ndërhyrja zgjati 90 minuta”, tha Pramod Giri, neurokirurg në qendrën e kujdesit kritik në Magpur të shtetit të Maharashtra.

Shufra kishte hyrë në pjesën e djathtë të kokës dhe kishte dalë në pjesën e majtë, duke shmangur për milimetra një enë gjaku të rëndësishme.

Duhej një grup prej 6 doktorësh që të hiqnin shufrën nga kafka e pacientit, i cili fitoi ndërgjegjjen disa orë pas operimit dhe nuk pësoi dëmtime në tru. /a.r


Flash Lajme