“Kam dëgjuar se shqiptarët tuaj janë shumë hajdutë”! Si e komentoni ju këtë”, i ishte drejtuar gazetari Gjergj Fishtës.

“Ashtu na ka dalë nami ore zotëri une kam parë sesi vidhet një Bankë në Londër në mes të ditës, dhe askush në Shqipëri nuk mendon se të gjithë anglezët janë hajdutë.

Shqiptari edhe nese vjedh këtë e bën nga halli i madh, ku mundet të marrë ndonjë dele, derr apo edhe pushkë”, i qe përgjigjur Fishta.

Kujtojmë se At Gjergj Fishta ishte një nga vazhduesit autentikë dhe të drejtpërdrejtë të Rilindjes Kombëtare, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e krijuara në shekullin e njëzet.


Flash Lajme