Një martesë në SHBA mesatarisht zgjat 8 vjet. Por jo vetëm në SHBA ndodh që martesat ndërpriten as një afati disa vjeçar. Por pse ndodh kjo? Jo vetëm për faj të partnerit, por edhe sepse vajzat bëjnë disa gabime për të cilat nuk janë të vetëdijshme që mund të shkatërrojnë martesën e tyre.

Dardania.com do ju tregojë më poshtë disa gabime që bëni ju vajzat, kur jeni në një marrëdhënie.

1. Prisni për marrëdhënie perfekte

Duke qenë të rrethuar nga mediat sociale, mendoni se dhe realiteti është i njëjtë, vetëm se ju nuk po e përjetoni një marrëdhënie perfekte siç e shikoni aty. Por, ju duhet të dini që për të qenë të lumtura, nuk duhen marrëdhënie perfekte, sepse askush nuk është perfekt.

2. Ju krahasoni dhe humbni shpresat

Përsëri dalim te rrjetet sociale. Ato janë baza e dëshpërimit për të gjitha vajzat. Mos rrini duke krahasuar marrëdhënien tuaj me çiftet që shihni në Instagram. Ajo që duhet të bëni është të kuptoni veten dhe partnerin. Të mësoni pikat e forta dhe pikat e dobëta të tij, këshillon dardania.com.  Dhe fokusohuni te ajo që ju bën të ndiheni e lumtur dhe e përmbushur në një marrëdhënie. Dhe sa për krahasimi, krahasoni marrëdhënien tuaj, si ishte dje dhe si është sot.

3. Ju supozoni dhe paragjykoni

Harrojini supozimet! Në vend të supozoni, flisni, komunikoni me partnerin tuaj. Nëse partneri nuk ju komplimenton, për shembull, për stilin tuaj të ri të flokëve, mos thoni se ai nuk më do më, si pëlqyen etj, por kujtoni gjithmonë se meshkujt nuk receptorë perceptimi sa femrat, informon dardania.com

Në vend që të shpenzoni orë me shoqen tuaj të ngushtë, për të gjetur një përgjigje në lidhje me diçka te partneri juaj, PYETENI atë. Do kurseni kohë dhe një zemërim.

4. Ju vraponi përpara se të ecni

Nëse keni takuar një djalë të bukur, mos filloni duke planifikuar në mendjen tuaj, martesën me të, muajin e mjaltit, familjen etj. Por, qëndroni në të tashmen. Mendoni për atë që po ndodh në moment.

5. Më e rëndësishmja, jini vetvetja

Marrëdhëniet e suksesshme përbëhen nga dy individë që jo vetëm ndjejnë dashuri ndaj njeri-tjetrit, por janë të vërtetë, të sinqertë dhe 100% vetvetja. Vetëm kështu mund të funksionojë një marrëdhënie./dardania.com


Flash Lajme