Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth ka festuar ditëlindjen e saj të 93 një ditë më parë.

Ajo mori pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor.

Mbretëresha u shoqërua nga anëtarët e familjes, përfshirë princin Ëilliam dhe Harry.

Por, Elizabeth e feston ditëlindjen zyrtarisht në qershor, kohë kur ditëlindja e saj festohet edhe me marshim të ushtrisë.

Elisabeth, mban rekordin si monarkja më jetëgjatë në botë dhe është e vështirë të imagjinohet që dikush tjetër të marrë vendin e saj. Ajo përfaqëson stabilitetin dhe rendin në Britani të Madhe.

Por, tanimë mbretëresha është në një modhë të thyer, dhe ka nisur nën hije edhe përgatita për vdekjen e saj.

Në momentin që mbretëresha vdes, vendi do të hyjë në një  procedurë strikte dhe mjaft të ndërlikuar.

Më poshtë dritare.ner sjell disa nga gjërat që do të ndodhin kur mbretëresha të vdesë.


1-Prici Charles
Froni nuk mund të jetë i lirë. Sapo konfirmohet vdekja e mbretëreshës Elizabet, Charles do të bëhet monark i ri anglez. Mbreti Charles do t’i drejtohet popullit në mbrëmjen e vdekjes së nënës së tij, dhe do të vizitojë kombet vendase të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës për t’u takuar me popullin e tij të nesërmen. Përkundër rrethanave të familjes mbretërore sipas ligjit aktual, gruaja e tij, Camilla Parker-Bowles, do të bëhet Mbretëresha Camilla.


2. Ceremonia në London Bridge
Kur lajmi përhapet do të shkaktojë një ndër planet më të ndërlikuara dhe të hollësishme të ceremonisë së varrimit. Gjithçka tashmë është planifikuar. Ka plane të ndryshme transporti, varësisht se ku do të kalojë Mbretëresha. Asgjë nuk i mbetet rastësisë.


3-Informacioni për botën

Sekretari privat i mbretëreshës do të jetë i pari që duhet të dijë vdekjen e saj. Ai do t’i japë lajmin Kryeministrit të Britanisë, pavarësisht nga ora. Pas kësaj, lajmi do të përhapet në shtetet e Komonuelthit jashtë Britanisë së Madhe, ku mbretëresha është kreu i shtetit ose figura figurative simbolike. Një njoftim me ngjyrë të zezë do të shfaqet edhe portreti në “Buckingham Palace”. Në të njëjtën moment, një njoftim do të lëshohet në të gjithë mediat e botës. Pilotët do të ndajnë lajmin për vdekjen e saj me pasagjerët e tyre.

4-Parlamenti anglez
Të dy dhomat e Parlamentit do të mblidhen brenda disa orëve nga vdekja e saj për t’u betuar me besnikërinë ndaj monarkut të tyre të ri. Nëse kryeministri nuk është në Londër ose Parlamenti është në pushim, ata do të duhet të kthen, duke e konsideruar këtë gjë, urgjente, shkruan Dritare.net.


5-Monedha e re
Emri i mbretëreshës, inicialet dhe imazhet në monedha do të zëvendësohen nga ato të mbretit Çarls, portretet e të cilit tashmë do të jenë bërë paraprakisht gati. Kartëmonedhat e reja, monedhat dhe pullat postare do të shpërndahen në Britani të Madhe dhe vendet e Commonëealth-it, por kjo nuk do të ndodhë brenda natës. Monedhat e vjetra dhe kartëmonedhat do të zëvendësohen gradualisht me ato të reja gjatë disa viteve.


6-Princi William
Princi William do të bëhet i pari në vijën e trashëgimtarëve dhe me siguri do të marrë titullin Princi i Uellsit. Gruaja e tij, Kate Middleton, do të bëhet Princesha e Uellsit, titulli i mbajtur dikur nga nëna e William, Diana Spencer.


7-Lamtumira e publikut
Publiku do të mund t’i japë lamtumirën mbretëreshës në Westminster Hall, aty ku arkivoli i mbretëreshës do të qëndrojë për 23 orë. Pas kësaj, trupi i mbretëreshës do të transportohet në Westminster Abbey, ku funerali do të drejtohet nga Kryepeshkopi i Canterbury.


8- Zija në Mbretërinë e Bashkuar
Vdekja e mbretëreshës do të shënohet me 12 ditë zie. Flamujt do të ulen në gjysmë-shtizë në të gjithë vendin. Shfaqjet komike në shumicën e kanaleve televizive do të anulohen deri pas zisë. Bursa e Londrës do të mbyllet, potencialisht do të kushtojë miliarda e miliarda. Dita e funeralit do të jetë një festë kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa vende të Commonëealth. Stacioni kombëtar BBC, do të ndërrojë urgjentisht program në momentin e marrjes vesh të lajmit për vdekjen e mbretëreshës. / Isa Myzyraj/ Dritare.net
Burimi: Bright Side


Flash Lajme