Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër, ose një artikull në revistë? Nëse jeni një lexues i rregullt shumë mirë bëni, sepse nga leximi përfitoni shumë.

Ndërsa për ju që nuk lexoni edhe aq shumë, dardania.com ju sjell  numrin e përfitimeve që do merrni nëse lexoni.  Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, një arsye më shumë për të lexuar. Le t’i shohim!

Stimulimi mendor

Stimulimi mendor është i nevojshme, dhe leximi i librave e përmirëson goxha shumë. Ju duke lexuar mbani larg sëmundjen e Alzheimerit dhe Demencën. Pra, leximi është si një stërvitje e trurit.

Redukton stresin

Pa marrë parasysh sesi i keni punët me stresin, një roman i shkruar mirë, do t’ju a largojë mendjen nga gjithë gjëra që ju stresojnë. Kështu tensionet do largohen dhe ju do ndiheni të relaksuar.

Fiton dije

Çdo faqe që lexoni, ju mbusheni me informacione, që një ditë do iu hynë në punë. Njohuritë të lejojnë të përballesh me sfida. Përveç kësaj, është si një ushqim për të menduar më qartë.

Zgjerim fjalori

Sa më shumë që lexoni, aq më shumë pasuroni fjalorin tuaj personal. Dhe në këtë mënyrë do bëhet fjalori juaj i përditshëm. Gjithashtu, do fitoni një artikulim  të mirë, dhe do fitoni vetëbesim dhe vetëvlerësim. Leximi i librave është gjithashtu me rëndësi jetike për mësimin e gjuhëve të reja, sepse folësit jo amtarë, kanë përdorur shumë fjalë në kontekst, të cilat përmirësojnë rrjedhën e të folurit dhe të shkruarit.

Përmirësim i memories

Kur ju lexoni do të mbani mend shumë prejardhje, ambicie, karaktere e histori të nuancave të ndryshme. Dhe kjo do të përmirësojë memorien tuaj. Ju do keni memorie afatshkurta dhe afatgjatë, të stabilizuar.

Aftësi analizuese mendimi

Keni lexuar ndonjëherë një roman misterioz, dhe para se ta mbaroni, e keni zgjidhur vetë misterin? Kjo ndodh sepse keni menduar në mënyrë kritike dhe analizuese, jeni marrë me detajet. Këtë aftësi do e zotëroni edhe për problemet tuaja në jetë, nëse i përkushtoheni leximit.

Përmirëson fokusin dhe përqendrimin

Në botë e Internetit, vëmendja jonë tërhiqet në miliona drejtime, sepse dhe gjërat që shohim janë të ndryshme. Por me librin është ndryshe, aty gjendet vazhdimësia e të njëjtës histori dhe kështu vëmendja juaj është e fokusuar në një gjë. Prandaj dhe librat ju mbajnë të fokusuar dhe të përqendruar.

Aftësi më të mira shkrimi

Kjo është pothuajse e njëjtë me zgjerimin e fjalorit. Nëse ju lexoni, do pasuroni fjalorin dhe nëse keni një fjalor të pasur do shkruani dhe vetë bukur. Do keni një stil të frymëzuar nga autorët e tjerë dhe kjo do ndikojë në vazhdimësinë e punës tuaj.

Qetësimi

Përveç relaksimit, libri që ju mund të jeni duke lexuar ju sjellë paqe shpirtërore. Tekstet e shkruara, ulin presionin e gjakut dhe sjellin një qetësi mbizotëruese. Është e rekomandueshme për njerëz që vuajnë nga sëmundjet mendore, të lexojnë libra.

Argëtim falas

Biblioteka ka plot në qytet, dhe ju nëse jeni një njeri që i doni librat i gjeni falas aty. Me pak fjalë, merr përfitime pa shpenzime./dardania.com


Flash Lajme