Një pasagjere shmangi tarifën shtesë prej 60 eurosh për valixhe, duke veshur afro 4 kilogramë rroba.
Natalie Wynn, 30-vjeçare, u ndalua përpara se të hipte në aeroplan, kur një oficer i sigurisë e ndaloi atë për valixhen e saj, ngase peshonte 9.4 kilogramë dhe limit ishte 6 kg, transmeton lajmi.net.

Ajo pretendon se mori me vete 7 fustana, 2 palë këpucë, 2 palë pantallona të shkurtra, pantallona të gjera dhe një xhaketë.

Zyrtari i administratës Natalie pohon se ajo ishte “duke vluar” pasi hipi në aeroplan, duke veshur gati gjysmën e rrobave që kishte larguar nga valixhja.

Mamaja e të pesë fëmijë pretendon se pasagjerët e tjerë qeshnin me të dhe madje i kërkuan të paketonin disa nga rrobat e saj në rastet kur ata panë se si ajo po planifikonte të shmangte çmimin shtesë.


Flash Lajme