Një 16-vjeçar nga Walthamstow, Londra Lindore po bëhet gati që t’i blejë vetes së tij një Mercedes Benz A-class që kushton rreth £30,000.

Edward Ricketts mund ta përballojë vetë blerjen e Mercedes-it pasi mësoi se si të kthente £160 në £61,000 vitin e shkuar.

Si ia arriti do thoni ju? Duke parë për orë të tëra video në YouTube.

Ricketts fitoi fillimisht £150 duke punuar në një punë me kohë të pjesshme në verë dhe më pas mësoi që ta rriste shumën duke studiuar tregun e aksioneve.

Adoleshenti i fitoi paratë e tij duke luajtur në tregjet e aksioneve pasi shpenzonte më shumë se 5 orë në ditë duke parë video në YouTube.

Ai kërkoi gjithashtu këshilla nga një tregtar i suksesshëm që ai kishte parë të mburrej për jetesën e tij luksoze në Instagram, por që tha se nuk do të kishte sukses pa trajnim formal.

Edward u shpreh për Mail on Sunday:

“Unë vazhdoj të ndjek të rejat më të fundit sepse përbëjnë goxha ndryshim. Poundi është prekur nga Brexit dhe unë po përfitoj prej kësaj.”

Biznesmeni i mençur është aq i mirë në punën e tij sa tashmë ka 100 klientë të gatshëm ta paguajnë për këshillat e tij.


Flash Lajme